Dita e dytë në qeli/ Avokati i Babis: E kanë braktisur të gjithë. Është i shkatërruar, mendon vetëm për vajzën

Dita e dytë në qeli/ Avokati i Babis: E kanë braktisur të gjithë. Është i shkatërruar, mendon vetëm për vajzën

17:59, 19/06/2021
A+ Aa A-

I izoluar me avokatin e tij të vetmin vizitor, Babis Anagnostopoulos  kaloi ditën e dytë në qeli.

Piloti 32-vjeçar u takua me Alexandros Papaioannidis , i vetmi avokat që e përfaqëson.

Pikërisht me anë të Papaioannidis, ai bëri deklaratën e tij të parë për mediat duke thënë se ishte i shqetësuar për vajzën e vogël Lidia.

“Jam i shkatërruar dhe çdo gjë që e bëra, e bëra duke pasur vajzën në mendje.”

Avokati është shprehur për mediat se klienti i tij tashmë praktikisht iu shkatërrua jeta.

Po ashtu, është zbuluar se një faktor tjetër që shtoi dyshimet e hetuesve se Anagnostopoulos mund të ishte vrasësi i Caroline, ishte dëshmia e mjekes që e ekzaminoi pas “grabitjes”.

Ajo kishte dalë në përfundimin se, ndryshe nga sa pretendonte, Babis nuk i kishte humbur ndjenjat për dy orë.

“Humbja e vetëdijes tek një person për arsye të tilla si frika, hipoglikemia ose mbytja e përkohshme, zgjat zakonisht 10 minuta dhe në asnjë rast dy orë” thotë në dëshminë e saj mjekia.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco