Shkoi te lokali i shembur/ 36 vjeçari dhunohet nga policia, babai: Ishte aty për të marrë mobiljet

Shkoi te lokali i shembur/ 36 vjeçari dhunohet nga policia, babai: Ishte aty për të marrë mobiljet

17:35, 19/06/2021
A+ Aa A-

Ka shkuar për të sistemuar mobiljet e lokalit të shembur te Rana e Hedhun, por është shoqëruar në polici.

Një 36 vjeçar është shoqëruar nga policia pasi dyshohet se ka kundërshtuar punonjësit e policisë sepse kishte vendosur dy çadra në lokalin e shembur disa ditë më parë nga IKMT, në kuader të operacionit ‘Bregdeti Ynë’ në zonën e quajtur Rana e Hedhun.

Babai i Bledi Dushkut pretendon se djali i tij është dhunuar nga policia dhe shpjegon se i biri nuk ka shkuar të ushtrojë aktivitet tregtar te lokali i shembur por të sistemojë sendet.

Ndërkohë policia hedh poshtë pretendimet e babait duke thënë se 36-vjeçari nuk është dhunuar.

Babai i Bledi Dushkut pretendon se djali i tij është dhunuar nga policia dhe sqaron të gjithë situatën e ndodhur në afërsi të lokalit të shembur.

Avdyl Dushku rrëfen se djali i tij ka shkuar te sistemojë sendet e lokalit të shembur dhe jo të ushtrojë aktivitet tregtar, kur është kapur nga policia dhe është dhunuar padrejtësisht dhe shoqëruar në komisariat.

Ndërkohë policia hedh poshtë pretendimet e babait duke thënë se 36-vjeçari nuk është dhunuar.

Policia bën me dije se kanë ndaluar 36-vjeçarin Dushku, i cili nuk është dhunuar por është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë dhe po kryhen veprime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari19/06/2021 18:48

SHQIPTARET DO TE VUAJNE SHUME, DO TE TELENDISEN, DO TE VARFEROHEN, DISKREDITOHEN DHE DO TE SHKTERROHEN FARE DERI SA TE DALE NJE "AVNI RUSTEM"!!! POR ME SA PO DUKET, KJO DO TE KERKOJE EDHE 100 VITE TE TJERA, SEPSE PAS 100 VITEVE NUK DOLI ASNJE I TILLE PATRIOT, POR VETEM QURRAMANE!!

Shto koment

Denonco