EMRAT/ Aksidenti i rëndë në Elbasan, kush janë të dëmtuarit

EMRAT/ Aksidenti i rëndë në Elbasan, kush janë të dëmtuarit

17:02, 19/06/2021
A+ Aa A-

Policia ka reaguar ditën e sotme në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi në Elbasan, duke njoftuar se janë tre automjetet e përfshira në aksident.

Sipas njoftimit të Policisë, mjetet e përfshira në aksident janë një tip Benz i drejtuar nga shtetasi Enver Karaj, një tip Audi i drejtuar nga Jani Shuka dhe një tip Toyota i drejtuar nga Shaban Bajrami.

Si pasojë i këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, konkretisht drejtuesi i mjetit tip Benz dhe një vajzë e mitur që ndodhej në këtë mjet.

Fatmirësisht të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Njoftimi:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, mjeti tip “Benz” , me drejtues shtetasin E.K., 62 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip “Toyota ” me drejtues shtetasin Sh.B., 36 vjeç, banues në Elbasan dhe me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin J.Sh., 43 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i mjetit “Benz” dhe një fëmijë i cili ishte pasagjer në mjetin tip “Audi”, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco