Iku nga vendngjarja/ Aksidentoi këmbësoren, policia arreston të riun e kërkuar për dy vjedhje

Iku nga vendngjarja/ Aksidentoi këmbësoren, policia arreston të riun e kërkuar për dy vjedhje

16:24, 19/06/2021
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka arrestuar një 22 vjeçar i cili 4 ditë më parë aksidentoi një këmbësore dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Policia bën me dije se ky person ishte në kërkim edhe për dy vjedhje të kryera në këtë qytet.

Durrës

Aksidentoi një shtetase më datë 15.06.2021, dhe u largua, bie në prangat e Policisë autori i dyshuar.

Gjithashtu ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet si autori kryesor i  2 vjedhje në Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Polcisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, pas një pune intensive u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Z., 22 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas më datë 15.06.2021, në lagjen nr.11, Durrës, duke drejtuar mjetin tip "Toyota", ka aksidentuar shtetasen italiane A. G., 74 vjeçe, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Shtetësja A. G., pas mjekimit të marë në spital është larguar në banesë.

Në vijim të veprimeve të kryera dyshohet se ky shtetas është autor  i 2 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

Më datë 10.06.2021, në Kameras, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetases V. M., një sasi vlere monetare dhe disa paketa cigare.

Më datë 14.06.2021, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në marketin e shtetasit M. M.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco