'Përmeti fiton me penallti'/ SPAK zbardhi trukimet e ndeshjeve

'Përmeti fiton me penallti'/ SPAK zbardhi trukimet e ndeshjeve

10:30, 19/06/2021
A+ Aa A-

Fitorja e Përmetit në ndeshjen me Selenicën, e cila ka rezultuar se ishte një rezultat i paracaktuar ka çuar në pranga arbitrin Qerim Ruçi, si dhe Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, të dy të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim.

Sipas hetimeve të SPAK, nga përgjimet e kryera rezulton se ishte paracaktuar finalja e kësaj përballje.

Zyrtarët kishin rënë dakort që nga kjo ndeshje do të fitonte Përmeti me rezultatin 1-0, me penallti. Siç ka rezultuar në përgjimet e kryera të SPAK ndaj zyrtarëve, ashtu ndodhi edhe në realitet.

Arbitri dhe zyrtari i klubit të futbollit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin lejuan paracaktimin e ndeshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Diana!19/06/2021 11:25

Jam plotesisht dakort me komentin! Pune te veshtire ka Spakut,por rolin I saj ne kete zbulim eshte shume I rendesishme per vendin! Bravo Spak! Me thene se Shq jane budallenj e s dine hic gje Phu neveri

Vjollca19/06/2021 11:17

Shume e rendesishme! Ngjarje me te vertete per tu admiruar !Ky zbulim I ketij rasti tregon per misionin e rendesishme te Spakut! I lumte Spakut! Se c na interesojne ne vjedhjet e votave korupsioni, vrasjet etj etj! Kjo tregon qe Spakut funksionon!

Shto koment

Denonco