Durrës, sekuestrohen në furgonin që vinte nga Italia, 86 mijë paund të fshehura, arrestohet shoferi

Durrës, sekuestrohen në furgonin që vinte nga Italia, 86 mijë paund të fshehura, arrestohet shoferi

09:28, 19/06/2021
A+ Aa A-

Policia Kufitare ka zbuluar në Portin e Durrësit, 86 mijë e 740 paund të fshehura në një furgon që vinte nga Italia. Menjëhërë I janë vënë prangat shoferit 21 vjeçar Enes Haxhiu nga Kamza për dy akuza:  “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Policia Kufitare njoftoi se në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoriteteve doganor,  parandaloi në Portin e Durrësit një rast të mosdeklarimit të një shume parash në paund, ku edhe sekuestroi 86.740 paund.

Shërbimet e Polcisë Kufitare kanë intensifikuar kontrrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje, në Portin e Durrësit. Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut në hyrje, është kaluar në vijën e dytë për kontrroll të imtësishëm, një furgon mallrash që vinte nga Italia, me drejtues shtetasin E. H.

Gjatë kontrollit të kryer në furgon, në një televizor, u konstatuan 16 pako me para, paund, të cilat u sekuestruan. Rezultoi se në pakot e sekuestruara në cilësinë e provës materiale kishte 86.740 paund.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, shtetasi E. H., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Ndërkohë nga strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë implikuar në këtë vepër penale.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco