Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Kokaina në portin e Durrësit: Kamioni doli i pastër në Qafë Thanë, ku u ngarkua droga?!

Kokaina në portin e Durrësit: Kamioni doli i pastër në Qafë Thanë, ku u ngarkua droga?!

09:10, 19/06/2021
A+ Aa A-

Përmes skanerit, u diktua se në kamion ishte fshehur diçka e jashtëligjshme. Nga kontrolli i imtësishëm që u ushtrua në mjetin e tonazhit të rëndë në Portin e Durrësit, u zbuluan 300 kg kokainë që kishte destinacion Italinë. Burime zyrtare bëjnë me dije se kamioni ka hyrë në Shqipëri përmes Qafë Thanës. Nga kontrolli përmes skanerit në këtë pikë kufitare, kamioni ka rezultuar i pastër, duke ngritur kështu dyshimet që droga të jetë ngarkuar në Shqipëri, shkruan Mapo.al.

Policia ka sekuestruar rreth 300 kilogramë dje pasdite në Portin e Durrësit. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se droga që vinte nga Maqedonia e Veriut, kishte si destinacion vendin fqinj, Italinë. Në pranga ka përfunduar shoferi i kamionit, Nazif Ajroski, me të cilin po transportohej droga.

Si u kap kokaina
Një kontroll rutinë ka çuar në zbulimin e lëndës narkotike. Përmes skanerit, u diktua se në kamion ishte fshehur diçka e jashtëligjshme. Nga kontrolli i imtësishëm që u ushtrua në mjetin e tonazhit të rëndë, u zbuluan 300 kg kokainë, e cila u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale. Droga u kap në vijën e dytë të kontrollit, në dalje nga porti. “Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të”, njofton Policia e Shtetit përmes një komunikimi zyrtar për mediat.

“Dior”, “Chicago Bulls” dhe PSG, logot mbi pakot e drogës
300 kilogramë kokainë, që u kapën dje në Portin e Durrësit mbanin logo të firmave të njohura të veshjeve në botë, si “Dior” dhe “Chicago Bulls”. Por nuk mbaron me kaq. Droga e ndarë në disa pako, ishte ambalazhuar edhe me logon e ekipit francez të futbollit, PSG. Kodimet e ngarkesave nëpër mbështjellëse bëhen me qëllim identifikimin e pakos që do të marrë pritësi.

Dëshmia e shoferit
Pasi u arrestua nga policia, shoferi i kamionit më të cilin po transportohej droga, është shprehur se s’kishte dijeni për ngarkesën e lëndës narkotike, ndërsa ka deklaruar se merret vetëm me transportin e hekurit. “Nuk kam pasur dijeni për lëndën narkotike që ndodhej në kamion”, është shprehur ai. Lënda narkotike ishte vendosur në pjesë të ndryshme të kamionit. Pjesa më e madhe është gjetur në serbator. Tashmë autoritetet policore po bëjnë kontrollin e imtësishëm të kamionit për të verifikuar nëse ka sërish lëndë narkotike të fshehur brenda tij.

Gjithçka është zbuluar gjatë një kontrolli rutinë, ku skaneri ka pikasur se brenda kamionit që kishte ardhur tranzit nga Maqedonia dhe do të nisej drejt Italisë ka pasur diçka të jashtëligjshme. Pas kontrollit të detajuar është gjetur lënda narkotike. Tashmë hetuesit po bashkëpunojnë me homologët maqedonas për të zbardhur detaje të tjera në lidhje me kompaninë që transportonte hekurin dhe rrjetin e transportit të lëndës narkotike.

Policia: “Në vijim të informacionit të dhënë për sekuestrimin e rreth 300 kg lëndë narkotike në Port, Durrës, pas përfundimit të peshimit të kryer nga grupi hetimor rezultoi që pesha totale është 324 kilogramë e 400 gramë”, bëhet me dije në njoftimin zyrtar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco