Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Tiranë, arrestohet vjehrra që shtyu nusen në vetëvrasje dhe disa shoferë të dehur

Tiranë, arrestohet vjehrra që shtyu nusen në vetëvrasje dhe disa shoferë të dehur

09:04, 19/06/2021
A+ Aa A-

Dhjetë persona janë arrestuar në orët e fundit në Tiranë, ndërmjet tyre edhe një grua e moshuar, e cila rrezikoi të çojë në vetvrasje, nusen e djalit të saj.

"Komisariati  Nr.6 i Tiranës arrestoi në flagrancë shtetasen M. K sepse ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nuses së djalit dhe kjo e fundit, si  pasojë e dhunës psikologjike, ka tentuar të dëmtojë veten e saj," thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, në një rast tjetër dhune brenda familjes, Komisariati Nr.1 arrestoi F. H., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: F.V, 39 vjeç - R.K, 40 vjeç - A. B, 51 vjeç - D.L, 39 vjeç - Ç. Sh, 49 vjeç dhe I. A., 43 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Një tjetër, S. G, 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Forcat Shqiponja po ashtu kanë arrestuar A. S., 25 vjeç, sepse ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës punonjësit e policisë dhe gjatë kontrollit iu gjet kanabis.

Dosjet e të gjtihëve u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco