Misteri i 300 kg kokainë/ Dyshime se u ngarkua në Shqipëri, në Qafë-Thanë kamioni doli i pastër

Misteri i 300 kg kokainë/ Dyshime se u ngarkua në Shqipëri, në Qafë-Thanë kamioni doli i pastër

21:34, 18/06/2021
A+ Aa A-

Të tjera dyshime janë ngritur në lidhje me sasinë prek 300 kg kokainë që u kap ditën e sotme në portin e Durrësit në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut.

Ajo që mësohet është se kamioni kishte mbërritur në portin e Durrësit mbrëmjen e djeshme, ndërsa gjatë kontrollit me skaner në Qafë-Thanë ka rezultuar i pastër.

Kjo ngre dyshimet se sasia e kokainës është mbushur në Shqipëri.

Kamioni kishte për destinacion final Napolin në Itali dhe do të kalonte sërish nga Maqedonia e Veriut.  

Kamioni ka qenë i ngarkuar me hekur dhe kokaina ishte e fshehur në trupin e kamionit.

Pas ndalimit të drejtuesit të kamionit, shtetasit maqedonas, Nazif Ajrovksi, në dëshminë e dhënë në polici, ky i fundit është shprehur se nuk ka pasur dijeni nëse në kamion kishte lëndë narkotike.

Ajrovski është shprehur se merret vetëm me transportin e hekurit.

Nga ajo që dihet deri më tani është se lënda narkotike ishte vendosur në pjesë të ndryshme të kamionit.

Kurse pjesa më e madhe e lëndës narkotike është gjetur ne sebrator.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco