Rrëfimi tronditës i pilotit: Doja të zhdukja trupin, e shtrëngova fort deri...

Rrëfimi tronditës i pilotit: Doja të zhdukja trupin, e shtrëngova fort deri...

19:37, 18/06/2021
A+ Aa A-

Vazhdojnë të dalin në dritë detaje tronditëse nga krimi i rëndë në Greqi. Bashkëshorti grek i britanikes Caroline Crouch, ka pranuar përpara policisë se ka thurur planin për të mbuluar vrasjen e saj.

Babis Anagnostopoulos tha se ai inskenoi një grabitje të dhunshme pasi nuk donte të shkonte në burg. “Nuk doja të shkoja në burg, për shkak se doja të rrisja vajzën time,” tha ai përpara detektivëve.

Babis tha se ai e vrau të shoqen pas një sherri. Ajo e kishte kërcënuar me divorc dhe se do i merrte vajzën. Ndërkohë mediat kanë publikuar pamjet kur Babis del përpara gjykatës. Ai kishte veshur një jelek antiplumb.

Në mënyrë tronditëse, ai tha se kishte menduar edhe të zhdukte trupin e bashkëshortes 20-vjeçare.

“Kërkoj ndjesë për të gjithë ata persona që kam lënduar. Ajo që kam bërë nuk është e justifikueshme. Por sjellja e saj ndryshoi pasi lindi fëmijën. Ajo u bë agresive,” tha ai.

Më pas ai rrëfen momentet e tmerrshme të asaj nate kur mbyti të shoqen.

“Ajo nisi të dridhej dhe po tentonte të më largonte duart. I thashë se vajza duhet të shkonte sipër dhe të flinte. Caroline vazhdonte të dridhej, teksa unë e shtrëngoja gjithmonë e më shumë sepse doja të më dëgjonte. Ajo dridhej. Vazhdoja ta mbaja fort në krahë derisa e kuptova se nuk po lëvizte më. Tentova ta zgjoja. Më kot. I humba të dyja. Çfarë do ndodhte me fëmijën tim? Mendova të zhduk trupin. Për ta bërë më të besueshme, duhet të vrisja qenin. Askush nuk do e besonte se do lëndoja qenin. Dua që gjithkush të kuptojë se gjithçka bëra më pas, e bëra që Lydia të mos humbiste edhe babain”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco