Vrasja në pritë e vëllezërve/ I penduari: Dumani më kërcënoi se do më vriste motrën

Vrasja në pritë e vëllezërve/ I penduari: Dumani më kërcënoi se do më vriste motrën

19:36, 18/06/2021
A+ Aa A-

Është zbardhur dëshmia e të penduarit Klevis Alla, i cili ka implikuar dy krutabnë të dyshuar si vrasës me pagesë, lidhur mbi vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2020 në Durrës.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dëshminë e Allës, i cili pohoi se me porosi të Nuredin Dumanit dërgoi Besian Xhixhën dhe Enver Divën te shtëpia e Besmir Haxhisë.

“Nuredini më tha; ‘ata do të vrasin Besmirin’. Xhixha e Diva thanë se vrasja bëhej se vendi ishte i mirë dhe më kërkuan mua si shofer”, mësohet të jetë shprehur ai gjatë dëshmisë së tij.

Sipas Allës, Nuredin Dumani është i rrezikshëm, ndërsa shton se ata kanë lidhje të forta në policinë e Durrësit.

Duke u ndalur tek fakti se pse nuk e tregoi si fillim emrin e Dumanit, ai tha se; “Se tregova emrin e Dumanit se me kërcënoi se do me vriste motrën.

Besian Xhixha një natë qëndroi në shtrinë e Nuredin Dumanit”.

Kujtojmë se dje u arrestuan Besian Xhixha dhe Enver Diva nga Fushë-Kruja, të cilët nesër paradite do të dalin para GJKOO-së ku do të jepet dhe masa e sigurisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco