Kosovë/ Asnjë viktime dhe 9 raste te reja me Covid -19

Kosovë/ Asnjë viktime dhe 9 raste te reja me Covid -19

15:17, 18/06/2021
A+ Aa A-

 Në 24 orët e fundit janë raportuar 9 raste të reja pozitive me COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë  treguar që në këtë periudhë kohore asnjë person nuk ka vdekur për shkak të infektimit me koronavirus

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

18 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.341 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të vaksinës.

Deri më sot 16.821 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.694 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200.

Në total numri i rasteve aktive është 179.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco