Vdekja e dy punonjësve të OST në Fier, detyrim paraqitjeje për drejtorin dhe inxhinierin

Vdekja e dy punonjësve të OST në Fier, detyrim paraqitjeje për drejtorin dhe inxhinierin

12:54, 18/06/2021
A+ Aa A-

Drejtorit të OST-së Andi Prifti dhe inxhinierit Eriseld Lala Gjykata e Fierit u ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Ata u arrestuan disa ditë më parë për shpërdorim detyre pas vdekjes së dy elektriçistëve në Jagodinë të Roskovecit.

Dy punonjësit e OST, Gjergji Duka, 50 vjeç dhe Bashkim Saliasi, 64 vjeç humbën jetën pasi shtylla e tensionit të lartë në të cilën po punonin u thye.

Prifti dhe Lala  akuzohen se në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 18/06/2021 16:56

Gjynah i madh vdekja e ketyre fatkeqeve.Turp i madh per qeverine dhe shoqerine shqipetare.Per qeverine eshte turp sepse nuk ka bere asgje per te siguruar jeten e punetoreve ne cdo profesion dhe nuk ka sjelle modernizim industrial si e ka bota e zhvilluar.Per shoqerine eshte turp sepse duhet te ngrihet dhe protestoje per keto dy vdekje.Kete qeveri e ka zene llumi nuk eshte per popullin kjo.Ngushellime familjeve

Shto koment

Denonco