VIDEO/ Shfryhet aksioni i RENEA-s, gjykata liron Edison Begajn

VIDEO/ Shfryhet aksioni i RENEA-s, gjykata liron Edison Begajn

11:39, 18/06/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e arrestit të shtëpisë për Edison Begajn, i cili u arrestua disa ditë më parë në Vlorë, pasi iu gjet armë pa leje.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë u mbajt në spital, ku Begaj u shtrua për shkak jo të gjendjes jo të mirë shëndetësore për shkak të plagëve të marra pas atentatit që iu bë pak javë më parë.

Begaj u ndalua për armëmbajtje në një operacion me bujë nga RENEA, i cili u kritikua nga ekspertët dhe mediat. Duket se krejt operacioni është shfryrë, ndërkohë që pak ditë më parë ndaj Begajt u bë atentat, dhe u plagos me disa plumba.

“Gjithçka ishte tendencioze. Policia nuk e mbrojti dot, u plagos me 9 plumba në sy të fëmijëve. Armën e kishte për vetëmbrojtje. Nëndrejtori erdhi te biznesi dhe bëri me shenjë për të arrestuar Edisonin. Edisoni nuk ka bërë krim, po mbronte jetën e tij, ndërkohë që atentatori i tij endet i lirë. Atentatori ishte veshur si polic, u gjet veshja, u gjet makina, u gjet arma, por jo autori. Edisoni ka lënë dy fëmijët e mitur rrugëve”, akuzuan familjarët e Begajt policinë pas operacionit për arrestimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco