Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

Italiani plagos me thikë shqiptarin jashtë një lokali

Italiani plagos me thikë shqiptarin jashtë një lokali

20:54, 17/06/2021
A+ Aa A-

Një italian 50-vjeçar me precedent penal ka plagosur me thikë një murator shqiptar rreth 47-vjeç në Rivoltella di Desenzano në Itali.

Sipas informacioneve, sherri ndodhi jashtë një lokali, pasi debati verbal agravoi dhe italiani nxori thikën duke qëlluar shqiptarin në krah.

Deri në momentin e mbërritjes së ambulancës shqiptarit në ndihmë i erdhi një mjek që u gjend rastësisht në vendin e ngjarjes duke bllokuar gjakderdhjen.

Disa orë më pas autori i fshehur në shtëpinë e një çifti u prangos, ndërsa tashmë do të akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë./ abcnews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco