Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Krimi horror në Pukë/ Vëllai vret motrën, e varrosën në oborr. Ngjarja u fsheh nga narkopolicia!

Krimi horror në Pukë/ Vëllai vret motrën, e varrosën në oborr. Ngjarja u fsheh nga narkopolicia!

20:20, 17/06/2021
A+ Aa A-

Krimi horror në Pukë/ Vëllai vret motrën, e varrosën në oborr. Ngjarja u fsheh nga narkopolicia!

Një ngjarje e rëndë raportohet se është fshehur nga policia dhe prokuroria e Pukës.

Një person me probleme të shëndetit mendor dyshohet se ka vrarë motrën e tij dhe e ka varrosur në oborrin e shtëpisë.

Denoncimi është bërë nga një banor i fshatit, I cili raporton se policia dhe prokuroria janë përpjekur ta mbyllin këtë çështje ndërkohë që personi që kreu krimin është i lirë dhe ka dhunuar edhe anëtarë të tjerë të familjes.

Denoncimi është bërë public edhe nga ish-kryeministri Berisha.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Përshëndetje z.Berisha ! dua që të bëni publike,një ngjarje që ka ndodhur në Fshatin Qerret të Pukës ! para rreth një muaji,një zonjë e nderuar,ndjesë pastë sepse tani nuk jeton më,dyshohet se është vrarë dhe varrosur në oborrin e shtëpisë së saj,nga i vëllai,një i sëmurë mendorë,kur varrezat e fshatit janë rreth 500 m nga banesa,gjë që dhe ligji,dhe kanuni,e ndalon varrimin e kufomave vend e pavend !! por policia e Pukës,dhe prokuroria,janë munduar ta mbyllin çeshtjen,dhe duke e lënë të lirë ktë të sëmurë mendorë !! mbrëmë,ky i sëmurë mendorë,dyshohet se e ka keqtrajtuar të atin e tij 80 e ca vjeçar,duke e përzënë nga banesa,ku pas kërkimeve është gjetur vetem ditën e sotme,në një cep të fshatit,po ashtu dhe bashkëshortja e tij,kishte shenja dhune,pasi dyshohet se është dhunuar dhe kjo nga i biri i sëmurë mendor !! vetem sot më duket se është shoqëruar i sëmuri mendor,pasi për mendimin tonë,duhet të ishte izoluar që në rastin që është dyshuar për vrasjen e motrës,dhe varrimin e saj në oborrin e banesës !! kam frikë se do e lirojnë përsëri,dhe nuk mund të parashikohen pasojat pastaj !!!.....anonim të lutem...

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco