Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Përgjimet/ Arrestohen dy trafikantë droge, morën pjesë në shit-blerjen e votave më 25 prill

Përgjimet/ Arrestohen dy trafikantë droge, morën pjesë në shit-blerjen e votave më 25 prill

18:09, 17/06/2021
A+ Aa A-

Përgjimet për 2 trafikantë droge kanë zbardhur tentativat për shit-blerje të votës. Hetimet të cilat u finalizuan nga Prokuroria e Tiranës në datën 29 prill, 4 ditë pas zgjedhjeve, treguan se këta persona ishin aktiv në sigurimin e votave. Agustin Selimi dhe Pëllumb Lekaj iu dërguan Prokurorisë së Posaçme dhe pritet që Gjykata të jap një masë të dytë sigurimi për korrupsion në zgjedhje, ndërsa hetimet për drogën vazhdojnë në Prokurorinë e Kryeqytetit. Burime të sigurta të Syri Televizion, thanë se nga përgjimet, këta persona flisnin me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë për të siguruar vota për subjekte të caktuara dhe diskutojnë se kush paguan më shumë.

Nga të dhënat, mësohet se këta persona, blenin vota duke premtuar larje të borxheve të energjisë elektrike, duke premtuar naftë dhe ndere të tjera, kryesisht në qytetin e Shkodrës. Prokuroria në dërgimin e dosjes për kompetencë në SPAK, thotë se këta persona duket se bënim çmos për të siguruar vota.

Ata u vunë në rrjetën e policisë dhe Prokurorisë pas tentativës për të trafikuar drejt Greqisë 10 kilogramë kanabis në datën 29 prill.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari17/06/2021 18:25

Keto pergjime dhe dosje dergojini ne Gjykaten e Strasburgut, ne PE, SHBA, DASH, OSBE, KiE, dhe znj. Kimete, qe t'iu mbushet mendja se sa te "mira" u bene zgjedhjet e 25 Prillit!

Shto koment

Denonco