Vrasja e Birçajt në Vlorë, përjashtohet polici i antidrogës, ja arsyeja

Vrasja e Birçajt në Vlorë, përjashtohet polici i antidrogës, ja arsyeja

17:42, 17/06/2021
A+ Aa A-

Efektivi i Antidrogës në Policinë e Vlorës, Granit Deromemaj është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit, me firmë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Ky vendim ka lidhje me vrasjen e shtetasit Bledar Birçar më datë 11 maj në Vlorë, pasi në makinë me viktimën ishte edhe Deromemaj, që iu shpëtoi plumbave dhe për më tepër nuk ka ndërhyrë në këtë ngjarje.

Edhe pse efektivi Deromemaj e kishte armën e shërbimit me vete, nuk ka ndërhyrë fare për të neutralizuar situatën. Shoqërimi i efektivit me Bledar Birçaj dhe  Edison Zenelin, dhe ky me precedent penal,   ul reputacionin e policisë.

Për më tepër, viktima ishte i pajisur me pistoletë pa leje në makinë dhe Granit Deromemaj, e ka fshehur këtë fakt. Këto fakte kanë çuar në përjashtimin e tij nga radhët e policisë. Në rrëfimin përpara hetuesve, Deromemaj ka thënë se me viktimën njihej dhe se ai e kishte përdorur për qëllimet e veta, pa dijeninë e tij.

Gjithashtu, Deromemaj ka deklaruar se nuk e dinte se Birçar kishte me vete armë pa leje. Deri tani për këtë ngjarje nuk ka autorë të arrestuar, ndërsa ekzekutimi u krye nga dy persona, të cilët dyshohet të jenë ndihmuar edhe nga të tjerë.

Deri tani për këtë ngjarje nuk ka autorë të arrestuar, ndërsa ekzekutimi u krye nga dy persona, të cilët dyshohet të jenë ndihmuar edhe nga të tjerë. Në drejtim të automjetit është qëlluar mbi 16 herë ndërkohë që në trupin e viktimës mendohet se janë konstatuar deri në 4 plumba duke e lënë të vdekur në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco