Vrasja e dy vëllezërve Haxhia/ Përgjimet: Besmiri po flet shumë, nuk duhet të dalë më në qarkullim

Vrasja e dy vëllezërve Haxhia/ Përgjimet: Besmiri po flet shumë, nuk duhet të dalë më në qarkullim

17:34, 17/06/2021
A+ Aa A-

Janë zbardhur të tjera detaje në lidhje më përgjimet e SPAK përsa i përket vrasjes së vëllezërve Haxhia në prill të vitit 2020 në Durrës.

Pas arrestimit të Besian Xhixhës dhe Enver në Krujë nga forcat RENEA, si bashkëpunëtorë në vrasjen dy vëllezërve dhe dëshmisë se të penduarit Klevis Alla, janë zbuluar edhe përgjimet ku dy porositësit e ngjarjes Talo Çela dhe Nuredin Dumani, flasin me njëri-tjetrin për dy vëllezërit që sipas tyre po flisnin shumë.

Në një nga përgjimet Talo Çela dhe Nuredin Dumani shprehen se “Besmiri po fliste shumë, i ka hyrë vetja në qejf dhe nuk duhet të qarkullonte më”.

Fillimisht atentati u mor përsipër nga Enver Diva ndërsa Xhixha u caktua të ndiqte vëllezërit.

Por gjatë rrugës skenari i vrasjes dështoi pasi Diva u sëmurë me Covid.

Pas kësaj Nuredin Dumani dhe Talo Çela vendosën që të kryenin bashkë vrasjen e Besmir Haxhisë.

Ata u ndihmuan nga Klevis Alla i cili i informoi për lëvizjes e Besmirit, pa e ditur që në makinë ishte dhe vëllai tjetër.

Prokuroria ka dyshime se konflikti ka nisur për sasisë e parave të grabitura në pistën e Rinasit, në 9 prill të 2019 ku mbeti i vrarë dhe Admir Murataj.

Hetuesit kanë prova të forta se paratë e vjedhura në Rinas, i mbanin të fshehura vëllezërit Haxhiaj.

Anëtarët e grupit kanë hyrë në konflikt për shkak se nuk gjendej një pjesë e parave të grabitura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco