Covid e ‘pengoi’ të vriste vëllezërit Haxhia, si ankohej i arrestuari në TV

Covid e ‘pengoi’ të vriste vëllezërit Haxhia, si ankohej i arrestuari në TV

10:17, 17/06/2021
A+ Aa A-

Dalin në dritë të tjera detaje nga ekzekutimi i dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, në prill të vitit 2020, në Durrës. Policia ka arrestuar dy autorët e dyshuar të vrasjes, Besian Xhixha dhe Enver Diva.

“Balkanweb” shkruan se të arrestuarit janë nga Fushë Kruja, dhe janë kontaktuar nga Nuredin Dumani dhe Talo Çela, të cilët iu kanë premtuar një shumë të madhe parash, që të vrisnin vëllezërit Haxhia. Të dy të arrestuarit kanë pranuar që të kryenin vrasjen dhe i kanë ruajtur vëllezërit gjatë periudhës së pandemisë, kur pjesa më e madhe e njerëzve ishin në karantinë.

Ditën që ata kanë vendosur të vrisnin vëllezërit, njëri prej tyre, përkatësisht Enver Diva, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Për rrjedhojë, ai iu ka thënë Çelës e Dumanit se “nuk mund ta bëj vrasjen, se jam në karantinë, s’më lënë të dal”.

Vetëm tre ditë para vrasjes, Diva foli për mediat ku denonconte faktin se ishte infektuar me COVID nga bashkëshortja e cila punonte në një fasoneri. Par kamerave ai deklaronte se nuk kishte para dhe ushqim për familjen.

Kjo ka bërë që Talo Çela të kryejë vetë vrasjen, në bashkëpunim me Nuredin Dumanin, Altin Ndocin dhe Besian Xhixhën.

Ndërkohë ka dyshime që Xhixha dhe Diva kanë kryer edhe vrasje të tjera me pagesë. Burime të besuara pranë SPAK kanë konfirmuar se këta të dy po hetohen edhe për vrasje të tjera të kryera kundrejt pagesës.

Motivi i vrasjes së dy vëllezërve Haxhia ishte konflikti mes tyre dhe Talo Çelës e Nuredin Dumanit, për lekët e grabitjes së Rinasit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco