EMRI/ Me çantën e bukës në dorë, vritet në aksident 62-vjeçari

EMRI/ Me çantën e bukës në dorë, vritet në aksident 62-vjeçari

09:51, 17/06/2021
A+ Aa A-

Ishte duke shkuar në punë, kur u përplas nga një mjet “Audi”, në aksin rrugor Shijak - Xhafzotaj, Durrës.

I dërguar me urgjencë në spital, Dalip Gjoka, 62-vjeçari me origjinë nga Dibra dhe prej shumë vitesh banor në Xhafzotaj, nuk arriti të mbijetonte.

Babai i 5 fëmijëve ishte me çantën e bukës në dorë dhe po përshkonte rrugën drejt vendit të punës, kur ndodhi përplasja fatale. Fatkeqësisht, ai nuk mundi të mbërrinte kurrë në destinacionin për ku ishte nisur.

21-vjeçari A.L. që drejtonte mjetin “Audi” u shoqërua fillimisht në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërsa disa orë më pas policia njoftoi se e kishte arrestuar në flagrancë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 21 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi ditën e sotme në Xhafzotaj, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D. Gj., 62 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtjeshme”,- njoftoi policia për ngjarjen.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Flamur17/06/2021 13:20

Dënim me varrje derrit që shkaktoi këtë aksident, vetëm klshtu mbushen mend derrat.

Shto koment

Denonco