“Doktori i kokainës”, shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të kokainës në Greqi

“Doktori i kokainës”, shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të kokainës në Greqi

22:53, 16/06/2021
A+ Aa A-

Ishulli i famshëm grek Mykonos dhe shqiptarët kthehen sërish në qendër të mediave greke, për trafik të kokainës.

Mediat në Athinë raportojnë se dy shqiptarë janë arrestuar pasi u zbulua një grup që trafikonte drogë. Drejtuesi i këtij grupi kriminal ishte një shqiptar, që jetonte në Mykonos, raportojnë mediat helene.

Çdo gjë ka nisur në portin e Rafinës në Athinë, e aty është konstatuar një vajzë me flokë të kuqe, 19 vjeçe, me sjellje të dyshimtë, e cila hipi në target për në Mykonos, ndërsa nga kontrolli asaj i janë gjetur 207 gramë kokainë.

Agjentët e policisë e kanë ndjekur vajzën deri tek hoteli ku ajo donte që të qëndronte. Vajza komunikoi me një person me video, i cili njihej si “doktori i kokainës”.

Më pas i kërkoi që të zbriste poshtë hotelit për të dorëzuar “zonjën e bardhë”, vajza u bind dhe doli. Jashtë ishte një “Fiat” i bardhë me dy shqiptarë brenda që po e prisnin. Njëri prej tyre zbriti dhe iu afrua vajzës dhe sapo kokaina ndryshoi duar, agjentët e mbërthyen.

Por shqiptari tjetër që drejtonte makinën shtypi gazin, por në tentativë për t’u arratisur u bllokua. Të dy u arrestuan dhe në njërin nga celularët e tyre u gjetën udhëzimet e “drejtuesit të madh” me pseudonimin “doktori”.

E ndërsa të arrestuarit kanë kyçur gojën, hetimet vazhdojnë për të zbuluar kush është “doktori i kokainës” që komandonte nga burgu famëkeq i Korydallos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco