Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Arrestimi i të fortit të Vlorës/ Me pistolete në tavolinë, kush ishte i dyti që ra në pranga

Arrestimi i të fortit të Vlorës/ Me pistolete në tavolinë, kush ishte i dyti që ra në pranga

21:46, 16/06/2021
A+ Aa A-

Dy netë më parë, në Vlorë u arrestua Edison Begaj, në një opereacion të shpejtë nga RENEA, në ambjentet e lokalit të tij.

Në pamje, duket momenti, kur forcat RENEA shtrijnë në tokë të gjithë personat që ishin në lokal, kurse brenda çantës së Begajt u gjet edhe një pistoletë.

Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh mbrëmjen e sotme në ABC, se bashkë me Begajn në lokal ishte edhe një tjetër personazh i njohur në Vlorë, Sokol Binaj, që më datë 22 nëntor të vitit të kaluar iu vendos eksploziv me telekomandë në makinë, por fatmirësisht 600 gr tritol që ishte mbështjellë me një telefon celular nuk shpërtheu.

Por, për këtë operacion pse ka ndërhyrë RENEA dhe nuk ndërhyri policia lokale?  “Kanë ndërhyrë në lokalin e Edidon Begës, veprim ky që nuk pritej aspak prej atyre që janë arrestuar. Te një lokal në Fier nuk kanë ndërhyrë, për shkak se policia në atë vend nuk hyn dot”.

Në këtë tavolinë është ndërhyrë për këta persona. Është ndërhyrë në këtë lokal se RENEA kishte informacion se në këtë vend rrinë persona të skeduar nga policia. U gjetën njerëzit e armatosur dhe pastaj u njoftua policia locale”, tha Artan Hoxha.

Kujt do i mbyllë policia lokalin Edison Begajt? As nuk guxon ta kthejë kokën. Tashmë do presim një hetim të prokurorit pse ai person lëviz i armatosur. I kam parë njerëzit shumë të shqetësuar pse futet RENEA duke kërkuar armën e krimit” deklaroi gazetari Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco