“Trexit”/ Pjesë e bandës së kokainës me 130 persona, bie në pranga shqiptari në Itali

“Trexit”/ Pjesë e bandës së kokainës me 130 persona, bie në pranga shqiptari në Itali

19:26, 16/06/2021
A+ Aa A-

Autoritetet policore italiane të rajonit të Reggio Emilias dhe të Modenës mëngjesin e sotëm kanë arrestuar pesë persona, katër marokenë dhe një shqiptar në kuadër të operacioni “Trexit”, që vazhdon prej vitit 2017 dhe që deri tani në pranga kanë rënë 130 persona.

Nga operacionet ndër vite për këtë hetim janë sekuestruar 301 kg hashash, 24.7 kg kokainë, 2.1 kg heroinë, 31 kg marijuanë,  4 armë, 192 mijë euro si edhe 7 makina të pajisura me një shtresë sekrete të dyfishtë për trafik kokaine nga Holanda në Itali.

Për këtë çështje, 29 persona u arrestuan në janar të këtij viti, mes tyre edhe shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco