Vrasja tragjike e nënës 20 vjeçare/ Hetuesit informacion ambasadës shqiptare lidhur mbi 3 persona të dyshuar

Vrasja tragjike e nënës 20 vjeçare/ Hetuesit informacion ambasadës shqiptare lidhur mbi 3 persona të dyshuar

18:08, 16/06/2021
A+ Aa A-

Tre shqiptarë janë identifikuar si të dyshuar kryesorë në grabitjen e dhunshme që përfundoi me vrasjen tragjike të një nëne 20 vjeçare, të cilën e mbytën në sy të foshnjës së saj.

Tashmë mediat greke raportojnë se grupi hetimor i kanë kërkuar informacion ambasadës shqiptare në Athinë lidhur mbi tre personat e dyshuar.

Grupi hetimor kërkon nëse këta persona janë të skeduar apo jo në Shqipëri si dhe për lëvizjet e tyre.

Të njëjtën procedurë autoritetet greke pritet që të ndjekin edhe me ambasadat e tjera, të Rumanisë, Bullgarisë apo edhe Gjeorgjisë për të dyshuarit.

Nga hetimet ka rezultuar se grabitja e banesës së pilotit 32-vjeçar në Glyka Neras që i vranë gruan ka ngjashmëri me atë të instruktorit të tij, i cili po ashtu disa kohë më parë ishte grabitur me dhunë dhe agresorët i kishin goditur gruan, e cila përfundoi në spital.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco