Spraj për të vënë në gjumë/ Si po veprojnë grabitësit në Tiranë

Spraj për të vënë në gjumë/ Si po veprojnë grabitësit në Tiranë

17:33, 16/06/2021
A+ Aa A-

Një grup kriminal i cili kryen grabitje rregullsisht në zonat larg Tiranës por jo vetëm, është vënë nën hetim nga policia e shtetit.

Banesat e grabitura kanë qenë të shumta, ndërsa prej katër muajsh ndjekje, policia ende nuk ka identifikuar anëtarët e këtij grupi, por ka mundur të mbledhë disa prova.

Mësohet se në të shumtën e rasteve vjedhjet kryen pasi bie nata.

Ata hyjnë me forcë dhe përdorin një solucion në formë spraji për t’i vënë në gjumë pjesëtarët e familjes.

Kryesisht vjedhin para, bizhuteri apo dhe vegla të ndryshme pune.

Dyshohet se vjedhjet e shumta që bëhen gjatë natës kryen nga e njëjta ‘dorë’, për shkak të taktikës që përdoren në të gjitha rastet.

Zonat më te ekspozuara, janë ato të cilat janë më pak të populluara, siç ishte rasti i Bërxullës pak ditë më parë, ku banorët deklaruan se dyshonin se hajdutët i vinin në gjumë dhe më pas kryenin vjedhjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco