Po transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

Po transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

12:05, 16/06/2021
A+ Aa A-

Policia Kufitare e Kakavijës , në bashkëpunim me FRONTEX dhe policinë e Gjirokastrës kanë arrestuar dy persona, pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Policia njoftoi se në pranga kanë rënë 30-vjeçari H.M banues në Lazarat dhe 33-vjeçari A.H, banues në Sarandë, të cilët i transportonin emigrantët në drejtim të BE-së, kundrejt fitimit 200 euro për person.

Gjithashtu njoftohet se janë sekuestruar dy automjete dhe dy aparate celular.

Ndërkohë materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjirokastër/Informacion

Goditen dy raste të tjera të tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit, bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Policisë Kufitare të Kakavijës, FRONTEX-it dhe DVP Gjirokastër, vihen në pranga 2 persona që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Sekuestrohen dy automjete dhe dy aparate celular.

Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë dhe shërbimet e FRONTEX-it, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 30 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Shtetasi H. M. u kap në afërsi të fshatit Bulo, duke transportuar me automjetin tip “Opel Corsa”, 11 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Sarandë, i cili u kap në afërsi të fshatit Kakavijë, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete dhe dy aparate celular.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco