EMRI/ Dhunohet drejtoresha e Bashkisë së Tiranës, arrestohet një person

EMRI/ Dhunohet drejtoresha e Bashkisë së Tiranës, arrestohet një person

11:00, 16/06/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet ku policia raporton se është dhunuar drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreancionit. Erinda Fino, 40 vjeç, me detyrë Drejtuese e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit është dhunuar nga një person, me iniciale M.P.

Agresori tashmë është arrestuar nga policia, ndërsa ende nuk dihen shkaqet pse drejtoresha e Bashkisë Tiranë është qëlluar nga ky person.

Policia e Tiranës bën me dije në një njoftim zyrtar për mediat se E.F, 40 vjeçe, me detyrë Drejtuese e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit, është goditur për shkak të detyrës nga një person.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” i shtetasit M. P., 34 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës shtetasen E. F., 40 vjeçe, me detyrë me detyrë Drejtuese e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco