VIDEO-EMRI/ Hodhi pistoletën nga dritarja, si e kapi RENEA të riun

VIDEO-EMRI/ Hodhi pistoletën nga dritarja, si e kapi RENEA të riun

09:54, 16/06/2021
A+ Aa A-

Forcat speciale RENEA kanë nisur një aksion të gjerë në shumë zona problematike në të gjithë vendin. Gjatë orëve te fundit janë zhvilluar shumë kontrolle edhe në Fier.

Si pasojë e këtij aksioni është bërë e mundur të vihet në pranga një 27-vjeçar, person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër jetës, drogës e armëmbajtjes pa leje. 

I arrestuari nga forcat speciale është Indrit Hoxhaj (Kuçi), të cilit iu gjet një pistoletë pa leje.

NJOFTIMI I PLOTE

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre të shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në DPPSH dhe DVP Fier, ushtruan kontrolle të befasishme në disa lokale dhe ambiente të ndryshme në Fier dhe Lushnjë.

Si rezultat, në lagjen “Fermë-Çlirim”, në ambientet e një lokali, gjatë kontrollit të zhvilluar nga Renea, shtetasi  I. H.(K)., 27 vjeç, sapo ka parë forcat e Policisë ka hedhur nga dritarja e lokalit çantën e dorës brenda së cilës mbante një armë zjarri pistoletë. Gjatë këqyrjes së çantës, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të saj armën e zjarrit pistoletë me dy karikatorë me fishekë luftarakë dhe kartën e identitetit të 27-vjeçarit.     

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 27-vjeçarit I. H. (K)., për veprën penale "Armëmbajtja pa leje"  dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco