Sarandë/ Ndërtuan pa leje, tre të arrestuar dhe dy të proceduar

Sarandë/ Ndërtuan pa leje, tre të arrestuar dhe dy të proceduar

09:01, 16/06/2021
A+ Aa A-

Policia në Sarandë dhe Himarë ka arrestuar në flagrancë tre persona, proceduar penalisht dy të tjerë dhe ka shpallur në kërkim 2 shtetas për ndërtim të paligjshëm. Mësohet se gjatë kontrollit të territorit, është konstatuar ndërtimin pa leje të katër objekteve, të dy strukturave prej druri dhe të një muri mbajtës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan për ndërtim të paligjshëm F. B., 47 vjeç banues në Konispol dhe punëtorin T. P., 44 vjeç, banues në Lushnjë. Kurse penalisht u procedua pronarja e objektit,  V. H., 37 vjeçe, banuese në Sarandë.

Qytetarët e përmendur më sipër u kapën nga policia në Ksamil, duke kryer punime në një objekt (proceduar më parë), pa leje nga autoritetet kompetente.

Kurse, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan K. Xh., 54 vjeç, banues në Dhërmi pasi u kap duke duke ndërtuar pa leje.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u shpallën në kërkim  për ndërtim të paligjshëm D. H., 29 vjeç, pasi ka ndërtuar tri objekte pa leje nga autoritetet kompetente, në lagjen “Shkallë”, Borsh dhe E. H., 32 vjeç, pasi ka ndërtuar një objekt pa leje po në “Shkallë”, Borsh.

Ndërsa, një 61-vjeçar me iniciale Dh. L., 61 vjeç u procedua penalisht pasi ndërtoi pa leje një mur mbajtës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco