Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

EMRAT/ Vdekja e elektricistëve, arrestohet Drejtori dhe Inxhinieri i OST në Fier

EMRAT/ Vdekja e elektricistëve, arrestohet Drejtori dhe Inxhinieri i OST në Fier

08:27, 16/06/2021
A+ Aa A-

Një ditë më parë në Fier dy punonjës të OST humbën jetën gjatë punës pasi shtylla ku po punonin u rrëzua.

Polcia bën të ditur gjatë ditës së sotme se janë arrestuar, Andi Prifti, 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Drejtor pranë OST, Njësia Operative Fier dhe  Eriseld Lala, 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inxhinier pranë OST, Njësia Operative Fier.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Fier

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale "Shpërdorim detyre" shtetasit:

A. P., 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Drejtor pranë OST, Njësia Operative Fier.

E. L., 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inxhinier pranë OST, Njësia Operative Fier.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen gjatë punimeve shtetasit Gj. D., 50 vjeç dhe B. S., 64 vjeç, punonjës të Njësisë Operative Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco