Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

‘Zoti i drogës’ rrezikon ekstradimin në Itali/ Alket Hatija: E kam bërë burgun, s’mund të dënohem dy herë

‘Zoti i drogës’ rrezikon ekstradimin në Itali/ Alket Hatija: E kam bërë burgun, s’mund të dënohem dy herë

16:15, 15/06/2021
A+ Aa A-

Pasi vuajti në burgjet shqiptare një dënim prej 16 vite për trafik droge të kryer në Itali, Alket Hatija rrezikon të ekstradohet në vendin fqinj.

Një muaj më parë, Gjykata e Apelit Durrës vendosi ti hapë rrugë dorëzimit të babait të dy fëmijëve në shtetin përtej Adriatikut, ku e pret një dënim prej 20 vitesh. Ish i dënuari thotë se po bëhet kurban, pasi i ka shlyer gabimet që bëri ne rini dhe s’mund të dënohet dy herë për të njëjtën çështje.

“Për mua ka qenë një vendim ekstrem. Nuk e prisja kurrë një gjë të tillë. Jam dënuar 16 vjet. Dënimin e kam kryer, nuk mund të dënohem dy herë për të njëjtën çështje”, thotë ai për gazetaren e “News24” dhe “BalkanWeb”, Klodiana Lala.

I pagëzuar nga italianët me nofkën “Zoti i drogës”, Hatija ka trokitur në dyert e gjykatës së lartë, ku shpreson të gjejë drejtësi.

“Jo në favorin tim, por do të vendosë në favorin e drejtësisë. Unë nuk dua mëshirë nga askush. Është një çështje, që është shumë e pastër, është një çështje që është shumë e dukshme”, shton më tej.

Teksa kthehet mbrapa në kohë, Hatija se në 2008 kur u arrestua, këmbënguli që të ekstradohet në Itali, por kërkesa e tij u rrëzua. Ai pranon se ka gabuar që është përfshirë në trafik droge dhe këtë gabim e ka shlyer duke qëndruar plot 11 vite në qeli. Babai i dy fëmijëve që sot gjendet në udhëkryq kërkon nga qeveria shqiptare të zgjidhë çështjen në marrëveshje me palën italiane. Ndërsa kërkon hetim për njerëzit e drejtësisë që janë marrë më çështjen e tij.

“Të shikohen, të hetohet gjykatësit dhe prokurorët që më kanë dënuar”, shprehet Hatija.

Teksa mbetet në pritje të verdiktit final, Hatija ka një lutje edhe për ministren e drejtësisë dhe përfaqësitë diplomatike.

“Do t’i bëj kërkesë Ministres së Drejtësisë, ambasadës italiane, të mos më bëjnë kokë turku, jam një shqiptar, një qytetar, që e kam bërë një gabim, e kam vuajtur këtë gabim, të mos dënohem dy herë për faj të shtetit”, përfundon intervistën ai, raporton “BalkanWeb”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco