Kosovë/ Asnjë viktimë dhe 12 raste të reja me COVID-19

Kosovë/ Asnjë viktimë dhe 12 raste të reja me COVID-19

15:01, 15/06/2021
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 12 raste të reja të infektuara me COVID-19.

Raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i MSH’së:

#Bashkëiadalim 15 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.205 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102.598 doza të vaksinës.

Deri më sot 11.019 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.668 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.107.

Në total numri i rasteve aktive është 238.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco