Gjykata e Sarandës lë në burg policin e Shqiponjave që shpërndante drogë, ja çfarë thotë avokati

Gjykata e Sarandës lë në burg policin e Shqiponjave që shpërndante drogë, ja çfarë thotë avokati

14:30, 15/06/2021
A+ Aa A-

Është zhvilluar sot në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor  Sarandë, në orën 13:00 seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasi  Lavdosh Metaj, efektiv i forcave “Shqiponja” të Sarandës.

38 Vjeçari u arrestua tre ditë më parë nga Policia e Sarandës, pas një survejimi disa mujor  për veprën penale trafikim i lëndëve narkotike.

Prokurori i çështjes Lorenc Mërkuri kërkoi si masë sigurie “Arrest me burg”, ndërkohë që dhe gjyqtari Alban Veçani pranoi kërkesën e Prokurorisë.

Sipas burimeve, pasi gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, shtetasi Lavdosh Metaj nuk ka pranuar veprën për të cilën akuzohet, duke pretenduar se lënda narkotike e gjetur në shtëpinë e tij ishin për përdorim vetjak.

Avokati mbrojtës Gjergji Imeraj kërkoj në seancën gjyqësore masën e sigurisë arrest shtepie ose garanci pasurore. Kërkesa këto që nuk u pranuan nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë.

Avokati mbrojtës, në prononcimin pas përfundimit të seancës gjyqësore u shpreh se vendimi i marrë do të apelohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco