Mbyllen hetimet për Ardian dhe Florenc Çapjen, ja për çfarë akuzohen

Mbyllen hetimet për Ardian dhe Florenc Çapjen, ja për çfarë akuzohen

13:24, 15/06/2021
A+ Aa A-

SPAK ka mbyllur hetimet për Ardian dhe Florenc Çapjen, të akuzuar për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në 2012.

Prokuroria do i komunikojë akuzën e ‘vrasjes’ dhe ‘grupit kriminal’ Ardian Çapjes, ndërsa Florenc Çapja u arrestua në Dubai, ku pritet që të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Të dy vëllezërit nga Elbasani, akuzohen se kanë krijuar një organizatë kriminale dhe kanë bërë krime të ndryshme.

Ndaj Çapjave janë bërë disa atentate.

Më 3 shkurt 2016 u vranë tre pjesëtarë të kësaj familjeje Agron Çapja, nipi i tij Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli, ndërsa mes tetë të plagosurve ishte dhe Florenc Çapja. Florenc Çapja i shpëtoi një atentati tjetër të ndodhur në qershor 2016, ku mbeti i plagosur shoku i tij, Bledar Muça, me të cilin po udhëtonte në një makinë.

Gjithçka ka nisur në vitin 2005, ku Sokol Çapja u përfshi në konflikt me ish-kreun e Qarkullimit Rrugor në Elbasan, Fadil Mema. Pas kësaj ngjarjeje mbeti i vrarë Sokol Çapja dhe si autorë u akuzuan nipat e oficerit të Policisë. Kjo pasoi me vrasjen e kunatit të Memës, Ardian Ibrahimi, në maj 2006.

Në vitin 2012, Gentian Beqiri, një nga të akuzuarit për vrasjen e Sokol Çapjes, u ekzekutua, ndërsa ishte lënë në arrest shtëpie. Ndërsa në mars 2015, në Torino të Italisë, u ekzekutua Fadil Mema.

Më pas, në shkurt 2016, mbetën të vrarë Agron Çapja, nipi i tij Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli, ndërsa mes tetë të plagosurve ishte dhe Florenc Çapja. Ndërsa në qershor 2016, Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça u arrestuan për sulm ndaj disa efektivëve civilë të Policisë pasi dyshonin se do të kryenin atentat ndaj tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco