Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Aksion me makina pa logo, RENEA shoqëron 15 persona në Elbasan

Aksion me makina pa logo, RENEA shoqëron 15 persona në Elbasan

09:56, 15/06/2021
A+ Aa A-

 25 banesa të kontrolluara dhe 15 të shoqëruar është bilanci i aksionit blic të RENEA-s pasditen e së hënës në Elbasan dhe që sipas burimeve do të vazhdojë edhe paraditen e sotme.

Për të shmangur dekonspirimet dhe në mënyrë që të kapë në befasi elementët kriminalë, RENEA zgjodhi që të godasë me një strategji tjetër duke lëvizur me dy furgonë pa logon e policisë dhe me xhama të zinj, ndërsa në distancë shoqërohej nga forcat operacionale.

Ndërhyrjet ishin të shpejta në mënyrë që të lokalizoheshin shënjestrat  në lokale, banesa apo duke qarkulluar në rrugë. Kontrollet janë përqendruar në disa pjese nevralgjike të qytetit, si dhe pranë banesës së të shumëkërkuarit Talo Çela, që edhe këtë herë nuk është mundur që të vihet dot në pranga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco