U gjet në rezervuar, pistat ku po hetohet për vrasjen e Xhaferrajt

U gjet në rezervuar, pistat ku po hetohet për vrasjen e Xhaferrajt

09:54, 14/06/2021
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Korçë, ku u gjet i pajetë në rezervuarin e Gjançit 25-vjeçari Fridman Xhaferraj.

Referuar burimeve nga policia, mësohet se po hetohet në dy pista, ku kryesorja është ajo e prishjes së pazareve të drogës, por nuk përjashtohet as pista e vrasjes për motive banale.

Viktima është gjetur i lidhur nga duart, në momentin që ka dalë në sipërfaqe të rezervuarit. Në bazë të informacioneve, ai njihej si person problematik nga Policia e Fierit dhe e Lushnjes, si përdorues i lëndëve narkotike.

Në trupin e 25-vjeçarit janë konstatuar shenja dhune në trup e kokë, çka dëshmonte se i riu para se të hidhej në ujërat e rezervuarit të Gjençit është dhunuar deri në vdekje diku tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco