Aksident i fortë në Fushë-Krujë, plagosen dy persona

Aksident i fortë në Fushë-Krujë, plagosen dy persona

09:51, 13/06/2021
A+ Aa A-

Një aksident i fortë është regjistruar para pak çastesh në aksin rrugor Fushë-Krujë-Tiranë në afërsi të fshatit Larushk.

Sipas informacioneve të para dyshohet se ka disa të plagosur të cilët janë transportuar me urgjencë drejtë spitalit të traumës në Tiranë.

Në aksident janë përfshirë 3 makina.

Policia rrugore janë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 13.06.2021, në orën 08:55, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, shtetasi A. V., duke drejtuar mjetin tip "Benz" është përplasur me mjetin tip "Opel", me drejtues A. D., e për pasojë janë lënduar 2 pasagjer në mjetin tip "Opel" dhe shtetaset V. H., 27 vjeçe dhe A. H.,  21 vjeçe pasagjere në mjetin tip "Benz", të cilët kanë shkuar për ndihmë mjekësore në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco