VIDEO/ Dalin pamjet e plagosjes në Tiranë, momenti kur qëllohet me breshëri nga makina…

VIDEO/ Dalin pamjet e plagosjes në Tiranë, momenti kur qëllohet me breshëri nga makina…

08:30, 13/06/2021
A+ Aa A-

Janë bërë publike detaje të reja nga plagosja me armë që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, në zonën e ish-porcelanit.

Mësohet se personi që ka mbetur i plagosur është shtetasi Ergin Gjoni, i cili ka marrë plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që dy vëllezërit që kanë kryer krimin janë Klajdi dhe Ramandi Shanaj.

Po ashtu është shpallur në kërkim si i përfshirë në konflikt edhe shtetasi Valter Pershpalaj.

“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasi Klajdi Shanaj 33 vjeç dhe u shpall në kërkim vëllai i tij Ramandi Shanaj 25 vjeç, pasi gjatë një konflikti kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Ergin Gjoni., 34 vjeç.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Valter Pershpalaj për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë” i cili ishte palë me personin e plagosur”, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia e Tiranës.

Siç mund të shihet dhe në videon e mëposhtme, gjatë konfliktit është qëlluar me armë të paktën 5 herë, nga një mjet tip audi me ngjyrë të zezë. Dyshohet se fillimisht sherri ka nisur në një lokal, dhe autorët e kanë ndjekur 34-vjeçarin me makinë, duke e qëlluar.

Duke marrë parasysh se është qëlluar 5 herë, fati duket se ka qenë me të riun, të cilin plumbi e ka kapur në këmbë, dhe jo në organe jetike.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar fillimisht policinë pasi kanë dëgjuar të shtënat me armë.

Ja pamjet:

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia identifikon dhe vë në pranga njërin nga autorët e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të një 34-vjeçari. Shpallet në kërkim vëllai i tij i dyshuar si bashkëautor i ngjarjes. Gjithashtu shpallet në kërkim dhe një shtetas tjetër për veprën penale “Moskallzim Krimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, falë reagimit në kohë dhe veprimeve hetimore dhe profesionale bënë të mundur arrestimin e njërit prej autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasin K. Sh., 33 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim” “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetesisë publike”

Dhe po për të njëjtat vepra penale shpallën në kërkim vëllain e tij shtetasin R. Sh., 25 vjeç.

Gjithashtu u shpall në kërkim për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” dhe shtetasi V.P.

Shtetasit K. Sh dhe R. Sh (vëllezër)në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbremjen e djeshme, rreth orës 23:45, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në rrugën “Karaman Ylli” kanë plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. Gj., 34 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco