Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Aksidentoi të moshuarën, arrestohet 30-vjeçari në Durrës, prangoset edhe dhunuesi i gruas

Aksidentoi të moshuarën, arrestohet 30-vjeçari në Durrës, prangoset edhe dhunuesi i gruas

08:25, 13/06/2021
A+ Aa A-

Janë arrestuar nga policia në Durrës 3 persona për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi:

Durrës

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Narkotikët në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë iu gjetë 14.5 gr lëndë narkotike e dyshuar marjiuanë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin G. T., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin R. D., 86 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco