EMRAT/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, arrestohet njeri nga autorët

EMRAT/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, arrestohet njeri nga autorët

08:02, 13/06/2021
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar një nga autorët e plagosjes me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet ndërsa në kërkim është shpallur bashkautori si dhe një Valter Pershpalaj për moskallëzim të krimit.

Në pranga është vënë Klajdi Shanaj, 33 vjeç për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim” “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Për të njëjtat vepra penale është shpallur në kërkim vëllai i tij, Ramandi Shanaj, 25 vjeç.

Dy vëllezërit, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në rrugën “Karaman Ylli” kanë plagosur me armë zjarri në këmbë, Ergin Gjonin, 34 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco