VIDEO/ Vrau pronarin e kabllorit në Peqin, burg autorit Ylber Xhahysa, 45-vjeçari që mbeti i vrarë me armë zjarri

VIDEO/ Vrau pronarin e kabllorit në Peqin, burg autorit

14:13, 12/06/2021
A+ Aa A-

Leonard Bashaliu, i cili katër ditë më parë ekzekutoi pronarin e një televizioni kabllor në Peqin, është lënë në burg pa afat nga gjykata e Elbasanit. Bashaliu ka deklaruar se shprehet i penduar për vrasjen e Ylber Xhahysës dhe krimi ndodhi pas debatit për konfliktin e pesë vite më parë, mes autorit dhe viktimës.

Nga SYRI TV.

Gjykata e Elbasanit ka lënë me masën e sigurisë “burg pa afat” Leonard Bashaliun, autorin e dyshuar të vrasjes të Ylber Xhahysës në Peqin. Autori i dyshuar i vrasjes nuk ka pranuar të flasë para gjykatës, veçse është shprehur i penduar për krimin. Gjyqtarja, Pajtime Fetahu, pasi ka vlerësuar provat e paraqitura nga prokurori i Elbasanit, Petref Asllani dhe ka dëgjuar mbrojtjen për vrasjen e ndodhur në fshatin Gjocaj më datë 8 qershor ka vendosur masën “burg pa afat” për Bashaliun.

Ai ekzekutoi me armë zjarri 45-vjeçarin Xhahysa në fshatin Gjocaj pas një debati në lokal për një sherr të pesë viteve më parë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 8 qershorit, ku shkak u bënë motive mjaft banale.

Bashaliu ka deklaruar para policisë se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Ylber Xhahysës për shkak të një konflikti të 5 viteve më parë për gërvishtjen e makinës, ku Xhahysa e kishte goditur me grusht. Ndërsa më 8 qershor, ata ishin ulur në lokal.

Viktima dhe autori kanë debatuar për këtë konflikt, por që më pas degradoi në përdorimin e dhunës, ku ata e goditën njëri-tjetrin me karrige e gota. Më pas, Leonard Bashalliu ka marrë armë në makinë, duke qëlluar mbi Ylber Xhahysën, i cili humbi jetën në vend. Pak minuta më vonë, policia bëri arrestimin e Bashaliut, i cili po shkonte drejt banesës së tij. Xhahysa ishte pronar i një televizioni kabllor në zonën e Peqinit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco