Kërcënimi me plumb për prokurorin Bajrami, pas presidentit reagon edhe ministrja Gjonaj

Kërcënimi me plumb për prokurorin Bajrami, pas presidentit reagon edhe ministrja Gjonaj

14:10, 12/06/2021
A+ Aa A-

Gjatë një takimi në Shkodër me përfaqësuesen e UNDP-së në Shqipëri, Limya Eltayeb, ambasadorin austriak Christian Steiner dhe drejtuesen e Zyrës Qendrore të Agjencisë Austriake për Zhvillim, Simone Ungerzboeck, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. ka reaguar edhe për kërcënimin e prokurorit të Përmetit, Asllan Bajrami.

 Gjonaj ka paralajmëruar forcimin e Komisionit të Mbrojtjes së Prokurorëve dhe Gjyqtarëve, për të mbrojtur më shumë magjistratët e kërcënuar për shkak të detyrës.

Më herët për kërcënimin ndaj prokurorit Bajrami nëpërmjet një plumbi në dritare,  reagoi të premten edhe Presidenti Ilir Meta, i cili kërkoi hetim urgjent të ngjarjes.

“Nevojitet një hetim i shpejtë për vendosjen para ligjit të kujtdo, që guxon të kërcënojë përfaqësuesit e shtetit, për t’i penguar ata të ushtrojnë detyrën të pandikuar”, deklaroi ditën e djeshme presidenti.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco