Arrestohet një trafikant municionesh në Kakavijë: Po dilte nga Shqipëria me 49 fishekë Foto ilustrim

Arrestohet një trafikant municionesh në Kakavijë: Po dilte nga Shqipëria me 49 fishekë

09:31, 12/06/2021
A+ Aa A-

Policia Kufitare e Kakavijës në bashkëpunim me Frontex kanë zbuluar një rast trafikimi municionesh në doganën e Kakavijës.

Një burrë 52 vjeç nga Cerriku me emrin Idajet Hasani u arrestua për tentativën e tij të kalimit të kufirit me fishekë/

Policia Kufitare e Kakavijës, njoftoi se në vazhdën e shtimit të kontrolleve, bazuar në analizën e riskut, në dalje të Shqipërisë,  ka kaluar për kontroll në vijën e dytë, një makinë  "Ford" që drejtohej nga shtetasi I. H., 52 vjeç, banues në Cerrik.

Gjatë kontrollit në automjet, Policia Kufitare, Frontex dhe Doganazbuluan 49 fishekë luftarakë të kalibrit 9mm në një çantë dore. Edhe fishekët, edhe makina u sekuestruan.

Pas hetimeve të para, Policia e  Gjirokastrës e arrestoi 52-vjeçarin Hasani për veprën penale "Trafikim i armëve dhe municionit".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco