Detaje të reja/ E plagosura në aksidentin në Tiranë, shtatzënë

Detaje të reja/ E plagosura në aksidentin në Tiranë, shtatzënë

19:58, 10/06/2021
A+ Aa A-

Një automjet ka përplasur rëndë në trotuar një grua rreth 30-vjeç

Kalimtarja e plagosur pak çaste më parë në rrugën “Xhensife Keko” mësohet se është shtatzënë.

Deri tani sipas informacioneve të para mësohet se e plagosura ka marrë plagë të rënda në pjesën e gjymtyrëve dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mbi këtë aksident të rëndë policia papublikuar një informacion paraprak.  

Tiranë:

Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco