Burri qëlloi gruan për vdekje/ Vëllai i viktimës: Qemali kishte planifikuar vrasjen, pinte vazhdimisht

Burri qëlloi gruan për vdekje/ Vëllai i viktimës: Qemali kishte planifikuar vrasjen, pinte vazhdimisht

18:10, 10/06/2021
A+ Aa A-

“Nuk i pëlqente që të na e sillte gocën në shtëpi”.

Këto janë të vetme fjalë që tha i ati i Lumturie Bicit të cilës bashkëshorti Qemal Bici, i mori jetën duke e vrarë me sopatë në dhomën e gjumit e më pas u vetëvar.

Familja Rruplli e mori trupin e pajetë të vajzës dhe e varrosi larg atij të autorit.

Lumturia u varros në fshatin e saj të lindjes në Moravë të Librazhd Katundit.

Vëllai i saj mendon se Qemali e ka planifikuar vrasjen.

“Ai mund ta ketë planifikuar shumë kohë më parë. Gjithmonë ka qenë njeri i pijes, i varur nga alkooli. Ishte njeri i lokaleve dhe ndikohej nga fjalët e njerëzve”, tregon ai për ABC News.

Ai thotë se 56 vjeçari ishte konsumues i rregullt i alkoolit, ndikohej shumë nga thashethemet.

E motra dhunohej shpesh por nuk divorcohej për hatër të fëmijëve.

“Motra për hatër të fëmijëve, nuk u divorconte. Ne kemi qenë gjithmonë në krah të saj, por ajo nuk donte edhe pse i kemi thënë të largohej. Ne e dinim se çfarë mostre ishte”, thotë më tej ai.

Ndërsa daja, Bujar Asgjeta bën fajtor edhe policinë që nuk e mbrojti mbesën e tij. Sipas tij para disa vitesh ajo mori guximin të denoncojë bashkëshortin.

“Kujtoj një denoncim që bëri para disa vitesh, kur ai torturoi shumë rëndë saqë mbeti e shtrirë. Pas disa ditësh shkoi dhe e denoncoi në polici. Por polica nuk i dha urdhër mbrojtje për ta parandaluar këtë krim makabër”, u shpreh ai.

Krimi i rëndë ndodhi pasditen e së hënës në fshatin Dragostunjë të Librazhdit.

Çifti kishin 4 fëmijë dy prej të cilëve jetonin në emigrim,  një në Tiranë. Ndërsa  i vogli që gjeti trupat e pajetë jetonte me ta në fshat.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco