Lejimi pas 14 qershorit/ Rifillojnë takimet familjare në burgje

Lejimi pas 14 qershorit/ Rifillojnë takimet familjare në burgje

16:45, 10/06/2021
A+ Aa A-

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve njoftuan zbutjen e masave Anticovid duke lejuar takimet familjare për të burgosurit, si dhe lejet për rastet mortore. Familjarët e të burgosurve mund të kryejnë takime pas dorëzimit të testit Covid.

Pas më shumë se një viti, Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve kanë zbutur masat Anticovid duke lejuar takimet familjare të të burgosurve.

Sipas një komunikimi të ministrisë, masat do fillojnë të zbuten pas datës 14  qershor dhe sipas manualit të miratuar, rifillimi i lejimit të takimeve të të dënuarve me familjarët do të nis me një takim në muaj duke respektuar distancën e sigurisë.

Gjithashtu familjarët duhet të kenë edhe kontrollin shëndetësor ku familjari është i detyruar të paraqesë vërtetimin e vaksinimit ose dokumentin e testit se nuk është infektuar me Covid, apo teste që tregojnë se e kanë kaluar Covidin.

Një tjetër masë e zbutur nga Ministria është edhe lejimi i dhënies së lejeve për raste morti për të dënuar. Lehtësimi  masave parashikon edhe rifillimin e aktiviteteve edukative dhe artistike në burgje.

Kujtojmë se në pranverën e 2020, Ministria e Drejtësisë si masë anticovid për të penguar përhapjen e virusit më burgje, bllokoi takimet familjare dhe çdo hyrje dalje të burgosurve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco