Ngjarja e rëndë në Librazhd ku burri masakroi gruan, ish kryeplaku: Krimi i paralajmëruar

Ngjarja e rëndë në Librazhd ku burri masakroi gruan, ish kryeplaku: Krimi i paralajmëruar

10:52, 09/06/2021
A+ Aa A-

Ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Librazhd ku një 56 vjeçar ka vrarë me sopatë bashkëshorten dhe më pas ka varë veten në pemë ishte një krim që na ka tronditur të gjithëve.

Banorët e fshatit i njihnin si familje e urtë dhe pse një pjesë e tyre theksojnë se problemet dhe dhuna mes çiftit ka qenë prezente.

Ish kryetar i fshatit Librazhd Katund (2011-2016) nga fshati viktimës Menturie Rruplli (Bici), Bujar Kojku në një prononcim për abcnews.al bën me dije se ngjarja e rëndë është një ngjarje e paralajmëruar dhe se policia ka fajin kryesor.

Sipas tij në një nga denoncimet e bëra, autori dhe viktimë njëkohësit Qemal Bici ka theksuar se do e vrasë bashkëshorten e tij.

“Unë i njoh shumë mirë si familje kanë qenë të rregullt dhe me parametra të shkëlqyera. Nëna e saj shpesh herë më ka thënë se bashkëshorti ushtronte dhunë fizike ndaj vajzës së saj, por që nuk ka gjetur mbështetje. Ekzekutori në komisariat ka deklaruar se do e vrasë bashkëshorten dhe nuk është marrë asnjë masë. Ai ka kryer një krim makabër dhe shteti nuk ka reaguar. Policia është apolitike”, ka thënë ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco