Po ndërtonte pa leje në tokë shtetërore, arrestohet 48-vjeçari në Mallakastër

Po ndërtonte pa leje në tokë shtetërore, arrestohet 48-vjeçari në Mallakastër

09:18, 09/06/2021
A+ Aa A-

Policia e Mallakastrës ka arrestuar një person, që ka ndërtuar pa leje në tokë shtetërore.

Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi B.H 48 vjeç, banues në Mallkastër.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër

U konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje në tokë shtetërore, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në Mallakastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është konstatuar duke ndërtuar pa leje një objekt në tokë shtetërore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco