Tre burra janë arrestuar në Londër dhe në juglindje të saj në kuadrin e një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit në përpjekjen për kontrabandimin e 69 emigrantëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar me një anije peshkimi në nëntor të vitit 2020.
Trio, një shtetas lituanez 34-vjeçar që jeton në Lambeth, një shtetas izraelit 32-vjeçar që jeton në Finchley dhe një shtetas letonez 39-vjeçar që jeton në Kent, u arrestuan nga oficerët e Agjencisë së Krimit, në një seri bastisjesh mëngjesin e djeshëm.
Ata tani po merren në pyetje nën dyshimin e përpjekjes për të lehtësuar imigracionin e paligjshëm.
Arrestimet pasojnë përgjimin e anijes së peshkimit Svanic pranë brigjeve në lindje të Anglisë në 17 nëntor të vitit të kaluar, si pjesë e një operacioni të përbashkët që përfshin Agjencinë Kombëtare të Krimit, Zbatimin e Imigracionit dhe Forcën Kufitare.
Anija kishte lundruar nga zona Ostend e Belgjikës dhe mbante 69 pasagjerë shqiptarë, të cilët u zbritën në Harëich për t'u trajtuar nga autoritetet e imigracionit.
Të tre anëtarët e ekuipazhit, një shtetas letonez dhe dy shtetas ukrainas, u arrestuan nën dyshimin për lehtësimin e imigracionit të paligjshëm dhe u akuzuan më pas.
Shefi rajonal i hetimit i NCA Jacque Beer tha se “të arrestuarit sot dyshohet se kanë luajtur një rol kryesor në ngjarjet që çuan në përgjimin e Svanic në nëntor të vitit të kaluar.
Kjo ishte një përpjekje serioze për të thyer kontrollet kufitare të Mbretërisë së Bashkuar dhe hetimi ynë për atë incident vazhdon. Por aktiviteti i sotëm demonstron edhe një herë vendosmërinë tonë për të përçarë dhe çmontuar rrjetet e kontrabandës së njerëzve kudo që ata operojnë. Është një përparësi kryesore për NCA. ”
© SYRI.net